Qeveria mban mbledhjen e radhës

Sot, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Të mërkurën, duke filluar nga ora 12:00, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.

Pas mbledhjes, do të ketë konferencë për media nga kryeministri, Albin Kurti, dhe ministrja  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe konferencë për media e Kryeministrit Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Pas konferencës për medie, Zyra e Kryeministrit do të organizojë pritjen e fundvitit për gazetarë.

“Ftojmë ekipet e medieve dhe gazetaret e gazetarët e redaksive që e kanë përcjellur punën e Qeverisë gjatë gjithë vitit, që të na bashkohen në pritjen e organizuar për fundvit. Krahas Kryeministrit Kurti, të pranishëm do të jenë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika