Qeveria e Kosovës ka miratuar një projekt-udhëzim administrativ për masat e duhura parandaluese e mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme.
Kryeministri Albin Kurti tha se kjo buron nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve për të mirën e fëmijëve dhe se ai synohet të realizohet përmes policisë, shërbimeve sociale, prindërve e kujdestarëve.
“Ky projekt-udhëzim administrativ buron nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe është hartuar në frymën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga pjesëmarrja në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme dhe se do të mund të cenojnë jetën, dinjitetin, mirëqenien dhe interesin më të mirë të fëmijëve”.
“Po e bëjmë këtë projekt-udhëzim administrativ dhe kjo synohet të arrihet përmes krijimit të mekanizmave dhe ndarjes së përgjegjësive e obligimeve ndërmjet policisë, shërbimeve sociale, si dhe autoriteteve publike e prindërve, kujdestarëve, pronarëve të bizneseve e personave përgjegjës si palë të treta me ndikim në situata të cilat rregullohen nga ky projekt-udhëzim”./ EO