Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare

Ilustrim

Kosova po vazhdon me procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili po realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës [ASK].

Sipas të dhënave të fundit, regjistrimi fizik ka rezultuar me 1,586,659 banorë.

Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës vazhdon të ftojë diasporën për të u regjistruar, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në këtë proces.

Afati i fundit për regjistrim është 31 gushti, dhe procedura mund të kryhet nëpërmjet platformës online “eDiaspora”.

Në një njoftim të shpërndarë nga Ambasada e Kosovës në SHBA, theksohet: “Të dashur bashkatdhetarë, regjistrimi juaj është i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Regjistrohu!”

Kjo nismë ka për qëllim të sigurojë një pasqyrë të saktë të popullsisë dhe të kontribuojë në zhvillimin e vendit.

Të gjithë qytetarët janë inkurajuar të angazhohen dhe të regjistrohen për të mbështetur këtë proces të rëndësishëm.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika