Qeveria merr vendim për çmimet e larta të produkteve bazë

Qeveria e Kosovës synon që deri në fillim të muajit gusht të hartohet Projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet bazë

Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka shtuar në agjendën legjislative të këtij viti edhe Projektligjin për mbrojtjen e furnizimit me produktet esenciale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për hartimin në miratim ka thënë se duhet të ketë rregulla për të mbrojtur qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e ushqimit me produktet bazë.

Ai ka thënë se ky projketligj duhet të miratohet më së largu në muajin gusht të këtij viti.

“Të hartojmë rregulla për të mbrojtur qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme të sigurimit të ushqimit me produkte bazë”, ka deklaruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Po ashtu, Kurti ka deklaruar se janë duke përditësuar agjendën legjislative, në mënyrë që të hartojnë rregulla që do ta mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit me produktet bazë.

“Për të adresuar gjendjen e krijuar në treg është e pashmangshme që projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore të hartohet sa më parë, konkretisht deri në fillim të muajit gusht, natyrisht të këtij viti”, ka shtuar ai.

Ndërsa, pas ngritjes së çmimeve të derivateve, Qeveria mori vendim për vendosjen e çmimit tavan dhe marzhës maksimale të fitimit nga shitja e derivateve.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e ka cilësuar të suksesshëm vendosjen e çmimit tavan për naftën, ndërsa Kurti ka thënë se njëjtë do të veprohet edhe me çmimet e produkteve esenciale, pa shkelur ligjin dhe Kushtetutën.

mbledhjen e së mërkurës, ekzekutivi miratoi edhe tri projektligje që prekin sektorin e sigurisë dhe drejtësisë.

Sipas Kurtit, Kosova është vendi i parë në rajon që ka miratuar projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut.

Qeveria miraton projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika