Qeveria merr vendim që të largohen stikerat nga veturat me targa të Serbisë

Vendosja e stikersave ne targat serbe

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën, ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Siç thuhet në njoftim e Qeverisë, “heqja e regjimit të letër stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”.

“Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Qeveria në Beograd mori vendimin që zyrtarisht t’i njohë targat e automjeteve RKS në territorin e Serbisë, nga 1 janari i këtij viti.

Kështu pas vendimit të Qeverisë serbe, edhe Bashkimi Evropian priste nga Kosova që të ketë një vendim të ngjashëm për veturat me targa serbe, vendim të cilin e mori të enjten në mbrëmje (sonte).

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika