Qeveria miraton dy nisma me Shqipërinë: Lehtësim në pikat kufitare dhe bashkëpunim në arsim

Në mbledhjen e mbajtur të hënën, Qeveria e Kosovës ka miratuar dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve me Qeverinë e Shqipërisë

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së 127-të.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të hënën mbledhjen e 146-të, në të cilën, ka miratuar dy nisma mes Qeverisë së Shqipërisë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në lehtësimin e Procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar për produktet me origjinë joshtazore.

Marrëveshja synon të promovojë tregtinë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit, duke pasur parasysh marrëdhëniet e zhvilluara deri tash dhe duke synuar forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për Bashkëpunim Arsimor dhe Shkencor me përfitim reciprok.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të kenë mbledhje të përbashkët

Takimi pritet të mbahet më 14 qershor të këtij viti në qytetin e Gjakovës.

Ky do të jetë takimi i nëntë mes qeverive shqiptare të të dy shteteve, ndërsa që prej 11 janarit 2014, kur për herë të parë nisi ky bashkëpunim, janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika