Qeveria miraton kërkesën e KQZ-së për ndarjen e 252 mijë eurove për largimin e katër kryetarëve në veri

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës e ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjete buxhetore prej 252,004 euro për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat në veri të vendit.

Gjithashtu, në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar edhe një nismë të Ministrisë së Financave.

“Nismën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për amendamentimin e Marrëveshjes për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore, e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me Ligjin Nr. 03/L-152 për “Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore”, dhe shpallur me dekretin Nr. DL-013-2009, datë 30.05.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 252,004 € për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika