Qeveria miraton kërkesën nga MPJD për strehimin e pesë gazetarëve afganë

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për ndarjen e mjeteve buxhetore, për të strehuar në Kosovë gazetarë që po ikin nga persekutimi në Afganistan

Foto ilustrim, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), për ndarjen e mjeteve buxhetore, për të strehuar në Kosovë për një periudhë dyvjeçare, pesë gazetarë që po ikin nga persekutimi në Afganistan.

“Republika e Kosovës do t’iu siguroj të gjitha kushtet e strehimit, punës dhe kthimit për në vendlindje, sapo të krijohet siguri për kthimin e tyre në Afganistan”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Po ashtu, sipas njoftimit, projekti për strehimin e gazetarëve afganë në Kosovë, bëhet në suazat e bashkëpunimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Federatën Evropiane të Gazetarëve dhe Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, si dhe përkrahjen nga Qeveria gjermane.

“Ky projekt është në harmoni me qëndrimin e Republikës së Kosovës për solidarizim me të drejtën e pakontestueshme të gazetarëve për ushtrimin e profesionit të tyre në mënyrë të lirë dhe të sigurt, si dhe në frymën e mbrojtjes së të drejtave universale të njeriut”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq, bëhet e ditur se identifikimi dhe përzgjedhja e gazetarëve që do jenë përfitues të projektit, do të bëhet nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, ky është projekti i dytë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës realizon për gazetarët të cilëve u është cenuar jeta dhe siguria në vendin e tyre.

Ndryshe, ministria në fjalë, strehim në kushte të njëjta ka ofruar edhe për gazetarë nga Ukraina, pas pushtimit nga Rusia, përmes programit “Gazetarët në Rezidencë –Kosova”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika