Qeveria miraton Marrëveshjen Kornizë Ushtarake me Turqinë

Qeveria e Kosovës miratoi Marrëveshjen Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar Marrëveshjen Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kjo marrëveshje parasheh ndër të tjera bashkëpunimin me Turqinë në stërvitje dhe edukim ushtarak, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, operacione paqeruajtëse dhe humanitare.

“Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, operacione paqeruajtëse dhe humanitare”, ka thënë ai.

Po ashtu, në mbledhjen e mbajtur këtë të martë, Qeveria miratoi edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj, Projektligjin për provimin e maturës shtetërore, si dhe atë për ratifikimin e amendamentit numër një të marrëveshjes financiare në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2020.

Qeveria ka miratuar edhe projekt-rregulloren për stemën dhe vulën e zyrës së Inspektoratit të Përgjithshëm dhe organeve inspektuese si dhe dokumentin e identifikimit të inspektorëve të Republikës së Kosovës, si dhe projekt-udhëzimin administrativ për përmbajtjen e procesverbalit të inspektimit.

Ekzekutivi ka miratuar edhe projekt-udhëzimin administrativ për parandalimin dhe ndalimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve në Kosovë.

Pos këtyre, Qeveria ka miratuar edhe draftin e Programit kombëtar për integrimin Evropian 2024-2028, si dhe draftin e Deklaratës së prioriteteve afatmesme të Qeverisë 2025-2027, ka themeluar edhe grupin punues ndërinstitucional për përgatitjen e pjesëmarrjes së Kosovës në EXPO 2025, ka themeluar edhe Këshillin për siguri në trafikun rrugor.

Gjatë kësaj mbledhjeje, u miratua edhe propozim-vendimi përfundimtar për shpronësim shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë si dhe propozim-vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish-shoqërore P/ sh/ “Progres”, e cila preket nga realizmi i projektit “Ndërtimi i qendrës së paraburgimit dhe institucionit korrektues në Prizren” për nevoja të Ministrisë së Drejtësisë.

Qeveria ka miratuar edhe propozim-vendimin për përditësimin e listës shtetërore strategjike për mallra me përdorim të dyfishtë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika