Qeveria miraton projektligjin për Gjykatën Administrative

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar projektligjin për Gjykatën Administrative

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar projektligjin për Gjykatën Administrative.

Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se e njëjta do të jetë kompetente për të vendosur për të gjitha konfliktet administrative, përveç atyre në juridiksion të Gjykatës Supreme.

“Duke qenë të vetëdijshëm për efikasitetin e ulët në drejtësinë administrative, po ashtu edhe në mungesën e specializimit të gjyqtarëve kemi ndërmarrë disa veprime për t’i reformuar çështjet administrative, apo reformën në çështje administrative. Si rrjedhojë fillimisht kemi përgatitur ligjin e ri për konfliktet administrative, i cili tashmë është miratuar nga Kuvendi, por për shkak se ka shumë ndryshime do të hyjë në fuqi në vitin 2025. Ky ligj kontribuon drejtpërdrejt në efikasitetin e procedurave gjyqësore dhe mundëson mbrojtjen adekuate të të drejtave të palëve. Sa i përket Gjykatës Administrative e njëjta do të jetë kompetente për të vendosur për të gjitha konfliktet administrative përveç atyre në juridiksion të Gjykatës Supreme, të gjitha kontekstet nga marrëdhënie e punës në mes të personit fizik dhe institucionit të sektorit publik…Gjykata do të organizohet në dy shkallë të gjykimit…”, ka deklaruara Haxhiu.

Ajo ka thënë se 25 gjyqtarë parashihen të jenë në shkallën e parë dhe 9 gjyqtarë në shkallën e dytë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika