Qeveria miraton Udhëzimin administrativ për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ky projekt rregullore përcakton veprimet që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse me qëllim të sigurimit të gjitha shërbimeve edukative, shëndetësore apo rehabilituese për fëmijët me aftësi të kufizuara, në përputhje me nevojat specifike të tyre

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-rregulloren për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Shërbimet Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar në një Komunë tjetër.

Gjatë Mbledhjes së Qeverisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ky projekt rregullore përcakton veprimet që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse me qëllim të sigurimit të gjitha shërbimeve edukative, shëndetësore apo rehabilituese për fëmijët me aftësi të kufizuara, në përputhje me nevojat specifike të tyre.

“Kjo projekt rregullore përcakton veprimet që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse, niveli qendror po ashtu edhe niveli lokal më qëllim të sigurimit të gjitha shërbimeve të edukative, shëndetësore apo rehabilituese për fëmijët me aftësi të kufizuara, në përputhje me nevojat specifike të tyre, përfshirë po ashtu edhe shpenzimet që duhet të mbulohen nga buxheti i të dyja komunave të cilat kanë marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e këtyre shërbimeve”, tha Haxhiu.

Po ashtu, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot është miratuar projekt-udhëzimi administrativ për bashkëpunimin e strukturave dhe mekanizmave institucional me organizatat Jo Qeveritare për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës.

Lidhur me këtë Haxhiu tha se ky projekt-udhëzim përcakton mënyrat e bashkëpunimit të strukturave dhe mekanizmave institucional në organizatat e shoqërisë civile, në mënyrë që të sigurojmë zbatimin e plotë të politikave afirmative për mbrojtjen e fëmijëve dhe realizimin e të drejtave të tyre./KP

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika