Qeveria ndan 10 milionë euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 10 milionë euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë

FOTO: RTV DUKAGJINI

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar projektligji për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë sipas Planit të Zbatimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike.

Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e 10 milionë eurove të tjera për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo masë ka të bëjë me masën tre që parasheh shtrirjen e fondeve të BE-së në vlerë prej 75 milionë eurosh.

“Prezantoj këtë pikë të rëndit të ditës për të ndarë 10 milionë euro për fondin kosovar për eficiencë të energjisë, kjo masë ka të bëjë me masën e veprimit të masave të Ministrisë së Ekonomisë. Mjetet e ndara merren nga kontigjenca për energji shkojnë tek fondi për eficiencë”, ka thënë Murati.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika