Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për të ndarë 200 mijë euro ndihmë për Bosnje e Hercegovinën, si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar në rimëkëmbjen pas vërshimeve që prekën këtë vend javët e fundit. Ky vendim u miratua në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Zyra e Kryeministrit konfirmoi ndarjen e këtyre fondeve, duke theksuar se ndihma financiare do të përdoret për rimëkëmbjen nga fatkeqësitë natyrore që kanë goditur Bosnjën.
“Aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dyqind mijë euro (200,000.00€)), për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore/vërshimet e ndodhura në Bosnje e Hercegovinë”, thuhet në njoftim.
Së paku 22 njerëz humbën jetën në Bosnje e Hercegovinë si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut pas reshjeve të mëdha të shiut që nisën më 4 tetor.