Qeveria ndan 600 mijë euro për sistemin e hallkave elektronike kundër dhunuesve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u ndanë fonde në vlerë prej 600 mijë eurosh për vitin 2023, për të vendosur sistemin për mbikëqyrjen e hallkave elektronike.

Kjo masë është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së viktimave të dhunës dhe parandalimit të përsëritjes së veprave të dhunshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky ligj kishte hyrë në fuqi në vitin 2015, por që sipas saj, asnjëherë nuk ka pasur përpjekje për zbatimin e tij.

“Në mbledhjen e Qeverisë, sot u ndanë 600 mijë euro (vetëm për vitin 2023) për vendosjen e sistemit për mbikëqyrjen e hallkave elektronike, që do t’i vendosen dhunuesve. Më 1 korrik 2015, ka hyrë në fuqi Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike. Pavarësisht hyrjes në fuqi, asnjëherë nuk ka pasur përpjekje për zbatimin e tij”, ka thënë ajo.

Me vendimin e sotëm të Qeverisë, sistemi për mbikëqyrjen e hallkave elektronike do të vendoset për të ndjekur dhe monitoruar dhunuesit, për të parandaluar raste të përsëritjes së veprave të dhunshme ndaj të njëjtit viktimë ose për të parandaluar raste me fatalitet.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika