Qeveria ndan edhe 6 milionë euro të tjera për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se këtë të mërkurë janë ndarë edhe gjashtë milionë euro për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike

Ministri Hekuran Murati ne Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike

Në mbledhjen e Qeverisë, e cila përkon edhe me dyvjetorin e mandatit, u miratuan gjashtë vendime të sponsorizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Ministri i këtij dikasteri, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se këtë të mërkurë janë ndarë edhe gjashtë milionë euro për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike.

“Ndamë edhe 6 milionë euro tjera për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike, për të mbështetur amvisëritë që kursejnë”, shkroi ai.

Ai theksoi se është aprovuar Projektligji për Ratifikim e Marrëveshjes së Kredisë me KOSTT dhe KfW për projektin “Zhvillimi i Sektorit të Energjisë, faza VII”.

“Me këtë marrëveshje, Qeveria do të huazojë 25.5 milionë euro nga KfW , të cilat nënhuazohen tek KOSTT për përmirësimin e sistemit të transmisionit në Kosovë”.

Pos kësaj, është aprovuar edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Projektin e Ngrohtores Solare në Prishtinë me BERZh në vlerë prej 23.2 milionë eurosh.

“Ky projekt parasheh ndërtimin e impiantit solar me kapacitet 30 MW, për të siguruar zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë për deri në 50 MW. Pjesa tjetër është financim nga grantet nga Qeveria Gjermane dhe BE”, shtoi ai.

Po ashtu, është aprovuar edhe ndarja e mjeteve në vlerë prej 305 mijë eurosh për mbështetjen financiare për gazetarët ukrainas e afganë të strehuar në Kosovë .

U aprovua edhe raporti i vlerësimit të përshtatshmërisë së sistemit të financimit të komunave në Kosovë për vitin 2022.

“Ky raport paraqet rezultatet e vlerësimit dhe sfidat kryesore të identifikuara nga Komisioni i Granteve, si dhe ofron rekomandime për përmirësime të mëtutjeshme në sistemin e tanishëm të financimit komunal”, tha Murati.

Në anën tjetër, është aprovuar raporti vjetor financiar për vitin 2022.

Sipas Muratit, ky raport prezanton ekzekutimin e buxhetit nga institucionet e Republikës së Kosovës për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2022, sipas ndarjeve vjetore të Ligjit të Buxhetit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika