Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike të mbajtur të mërkurën ka ndarë 7 milionë e 54 mijë euro për “paga dhe shtesa” për muajin nëntor.
Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, po ashtu në këtë mbledhje është miratuar për shqyrtim kërkesa për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të P.SH IGK “Ballkanit” të dikurshëm, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
“Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka: – Ndarë 7,054,092.00 € për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve ‘Paga dhe Shtesa’ për muajin nëntor 2023. – Miratuar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, P. Sh IGK ‘Ballkan’, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.