Qeveria ndan mbi një milion e 600 mijë euro për Trepçën

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike dhe ka marrë vendim për ndarjen e mbi një milion e 600 mijë euro për ndërmarrjen publike "Trepça SH.A"

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të hënën, ku një ndër vendimet ka qenë ndarja e një milion e 675 mijë eurove për Trepçën.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e njëqind e gjashtëdhjetetetë, në mënyrë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar: ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës; si dhe vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,150 € (një milion e gjashtëqindeshtatëdhjetepesë mijë e njëqindepesëdhjetë euro) për ndërmarrjen publike TREPÇA Sh. A.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në qeveri, po ashtu, u mor vendim për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika