Qeveria ndan nga 50 euro shtesë edhe në janar për të gjithë punëtorët e sektorit publik

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës së 25 janarit, ka vendosur që të ndajë nga 50 euro shtesë në pagë për punëtorët e sektorit publik

Ilustrim, mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e sektorit publik do të përfitojnë edhe në muajin janar nga 50 euro shtesë në pagë.

Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës.

Kjo, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin si masë mbështetëse për sektorin publik, që pati nisur në shtator të vitit 2022.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka qenë premtim i Qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që sipas tij pritet të nisë në shkurt.

“Bëhet fjalë për vazhdimin e shtesës për punëtorët shëndetësorë, marrë parasysh që Ligji i Pagave pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, ndërsa shtesa ka qenë e paraparë deri në fund të vitit fiskal. Ta vazhdojmë këtë shtesë edhe për muajin janar, që të mos ketë hendek deri në muajin shkurt sa i përket edhe tranzicionit deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika