Qeveria ndryshon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës së 23 nëntorit ka shfuqizuar vendimin e nxjerrë në vitin 2017 nga kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kësisoj në këtë mbledhje u miratua Ligji për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ilustrim





Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e nxjerrë në vitin 2017 nga kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Qeveria ka shfuqizuar disa nene të vendimit të ish-Qeverisë Haradinaj, i cili kishte rënë ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“… me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm, pra, para datës së hyrjes në fuqi të vendimit të vitit 2017 për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar”, tha kryeministri Kurti.

Pagat e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ishin rritur 100 për qind në vitin 2017, shkruan EO

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me vendim të Qeverisë së Kosovës, janë rikthyer në nivelin e njëjtë para vendimit të ish-Qeverisë Haradinaj.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika