Qeveria e Kosovës në detyrë ka zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, më 2 prill, një mbledhje elektronike.
Sipas njoftimit, dy vendime janë marrë në mbledhje të kabinetit qeveritar.
“Ka miratuar vendimin për të mbështetur procesin e nisur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca për trajtimin e përhapjes dhe përdorimit të papërgjegjshëm të aftësive komerciale të ndërhyrjes kibernetike – “Procesi Pall Mall”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Po ashtu, ka ndarë 75,000€ për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, me qëllim të promovimit të vendit.