Qeveria në detyrë vendos marzhë fitimi për naftëtarët

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar të hënën në mbrëmje se ka marrë vendim për rregullimin e çmimeve të naftës që përdoret për transport.

Ministrja Rozeta Hajdari ka theksuar se ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së tregut, nga e cila është vërejtur se çmimet e shitjes rriten menjëherë kur nafta importohet më shtrenjtë, por nuk ulen në të njëjtën mënyrë kur çmimet e importit bien.

Sipas vendimit të ri: Marzha maksimale e lejuar për shitjen me shumicë është 2 centë për litë – Marzha maksimale për shitjen me pakicë është 12 centë për litër.

Naftëtarët detyrohen të furnizohen dhe të shesin naftë pa ndërprerje, ndërsa inspektimi do të shtohet për të mbikëqyrur zbatimin e vendimit.

“Ky është një hap drejt konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjes së konsumatorëve”, tha Hajdari, duke shtuar se vendimi synon të ndalë sjelljet antikonkurruese dhe të garantojë transparencë në treg.

Aktualisht, çmimi i një litri naftë dhe benzinë varion nga 1.20 deri në 1.30 euro.

Kujtojmë se masa të ngjashme janë aplikuar edhe në vitet e fundit.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika