Qeveria nuk tërhiqet për pagat e shtatorit, SBAShK-u paralajmëron masa

“Kush punon duhet të paguhet”, kështu ka deklaruar ministri i Financave, Hekuran Murati, duke mos lëvizur nga pozicioni për mos ekzekutimin e pagave të muajit shtator për mësimdhënësit. Por SBAShK-u, ka paralajmëruar mbledhje me anëtarësinë e saj për të diskutuar hapat tutje, derisa janë paralajmëruar edhe masa sindikale





5 tetori është Dita Ndërkombëtare e Mësuesve, por për këtë rast, nuk do të ketë ndonjë festë në shtëpitë e tyre, të paktën në Kosovë.

Greva që përfundoi në fundjavën e kaluar, me shumë gjasë do t’i lërë ata pa pagat e muajit shtator.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka përsëritur qëndrimin se pagat do të ndahen për ata që punojnë.

“Sipas Ligjit, çka do që thotë ligji. Ligji thotë që, kush punon duhet të paguhet dhe patjetër që do ta respektojmë këtë obligim ligjor”, ka thënë Murati.

Lidhur me kërkesën e Ministrisë së Arsimit për dhënien e avansit për mësimdhënësit, kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje në interesimin e RTV Dukagjinit.

Në pritje, deri në fund të orarit kanë mbetur edhe përfaqësuesit e mësimdhënësve, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, dhe nuk përjashtohet asnjë opsion.

Për këtë, ata janë mbledhur gjatë ditës për të diskutuar hapat tutje.

“Me kontratën kolektive e cila është e nënshkruar edhe prej ministrisë së arsimit nuk guxon të ndëshkohet jo vetem anëtari i SBAShK-ut por edhe ata që nuk janë pjesë e SBAShK-ut nuk guxojnë të ndëshkohen në asnjë aspekt e as me pagë”, ka thënë Zenun Nimani nga SBAShK-u.

Për situatën e krijuar, ka reaguar edhe Asociacioni i Komunave, duke e quajtur të panevojshme qasjen e qeverisë, duke përsëritur thirrjet që pagat të procesohen.

 

 

 

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika