Dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Kjo nuk do t’i pëlqejë Vuçiqit

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe i cili do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji.

Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerlad Knaus ka reaguar lidhur me dërgimin e draftstatusit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese duke thënë një gjë të tillë nuk do ta pëlqej presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiqit nuk do t’i pëlqejë. Çështja është atëherë: a është për krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe?”, shkruan Knaus.

Knaus shkruan se me këtë Kosova përmbush kërkesat dhe premtimet e bëra që nga viti 2013.

“Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft Statut mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (në kontekstin e obligimeve të parashikuara në nenet 7 dhe 10), i frymëzuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të majit, 2024”, ka shkruar Knaus.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika