Qeveria përplaset me sistemin e drejtësisë, këtë herë për rastin gruri e vaji

Me gjuhë të ashpër e akuza të rënda, i janë drejtuar sistemit gjyqësor e atij prokurorial, kryeministri Albin Kurti e minitri i Financave Hekuran Murati, pas arrestimeve për aferën vaji e gruri. Ndryshe prej Kurtit e Muratit kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ishte i shkurër ai për RTV Dukagjinin ka folur për këto akuza, derisa Këshilli Prokurorial i ka bërë thirrje Kurtit dhe kabinetit të tij që të përmbahen nga deklaratat shantazhuese ndaj sistemit prokurorial

Qeveria e Kosovës

Puna e institucioneve të drejtësisë, në rastin e zbardhjes për dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, nuk po ia mbush syrin kryeministrit Albin Kurti.

Në reagimin e tij të mbrëmshëm pas arrestimit të tre personave për këtë, Kurti i doli në mbrojtje minsitres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdarit gjersa akuzat i drejtoi tek e kaluara por duke mos i lënë anash edhe këtë herë kritikat e ashpëra ndaj sistemit të drejtësisë.

“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbështetje tё krimit”, ka thënë Kurti.

Në një linjë me shefin e tij, sa i përket kritikave të ashpra ndaj sistemit të drejtësisë, është edhe ministri i Financave Hekuran Murati. Ai përmes facebook, duke iu kundërpërgjigjur ish ministrit të Industrisë, Vesel Krasniqit, dhe duke i cilësuar prokurorët e gjyqtarët të kapur.

“Me të marrë mandatin Qeveria Kurti, me datë 3 maj 2021, Ministria që drejton Rozeta Hajdari kishte dorëzuar kallëzim penal për këtë rast në Prokurorinë Speciale. A e dini se çka ka bërë Prokuroria Speciale që nga ajo ditë e deri më sot, për më shumë se dy vite? Asgjë.  Me sa kuptova, i ngarkuar me këtë rast qenka prokurori Milot Krasniqi. Pra përkundër faktit që kallëzimi penal përmbante të gjitha dëshmitë e nevojshme për të ngritur aktakuzë ndaj Vesel Krasniqit, Prokuroria Speciale nuk bëri asnjë hap deri më sot.  Sepse luftimi i krimit e korrupsionit me sa shihet nuk është misioni i tyre, por mbrojtja e kastës së vjetër kriminale, me shpresën që një ditë ajo kastë do të kthehet. E për ta bërë më të lehtë kthimin e kastës së vjetër, sistemi i kapur i drejtësisë po luftojnë me çdo mjet ministrat e Qeverisë Kurti, duke u munduar të bëjnë spektakle nga asgjëja. Po të kishte prokurori e gjyqësor që njëmend ka mision luftimin e krimit, Vesel Krasniqi do duhej të jepte llogari për shkeljet që ka bërë.  Por ja që Veseli ftohet për intervistë, në media e jo në prokurori. Ndërsa prokuroria bën spektakël në vend se spektaklin t’ia lërë medias”, ka thënë Murati.

Për akuzat e ekezkutivit, për RTV Dukagjinin ka folur kryeporkurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“Nuk i komentoj fare deklaratat e askujt, ne po bëjmë punën tonë”, ka thënë shkurt Isufaj.

Mirëpo të shkurët nuk ishin edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, që i reaguan kryeministrit Kurti dhe ministrit Murati.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) reagon ashpër ndaj deklaratave me përmbajtje tejet tendencioze, të pavërteta e linçuese ndaj Institucionit të Prokurorisë dhe prokurorëve të saj, të bëra dje dhe sot nga ana e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ministrave të kabinetit qeveritar, mbi bazën e paragjykimeve dhe hamendësive, duke tentuar të godasë sistemin prokurorial në çdo mënyrë dhe në çdo rast. KPK-ja i bënë thirrje Kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritar që të përmbahen nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese dhe rrjedhimisht nënçmuese, ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, duke tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me sistemin prokurorial dhe punën e prokurorëve të shtetit”, thuhet në reagimin e KPK-së.

Deklaratat e Kurtit e Muratit i kanë cilësuar të papranueshme organizatat të cilat monitorjnë sistemin e drejtësisë.

Kurse avokati, Florim Shefqeti përfaqësuesit shtetëror duhet të distancohen nga sulmet në drejtim të sistemit të drejtësisë.

“Ne jemi idhtarë të parimit të pavarësisë së sistemit gjyqësor e prokurorial e specifikisht në raport me pushtetin ekzekutiv e legjislatv, prandaj secili deklarim i secilit pjestarë të pushtetit që ka lidhej të dretpërsrejt nuk përkon me parimin e mosndërhyrjes”, ka thënë Shefqeti.

Paraqitjen e Kurtit përmes një vdieoje në “facebook” në rastin e tashmë të njohurë si afera e grurit e vajit e kanë kritikuar edhe opozitarët të cilët si zgjidhje shohin shkarkimin e tij.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika