“Qeveria po i ik përgjegjësisë”, Asociacioni “në derë” të Ambasadës Amerikane

Qëndrimi i AAK-së në çështjen e Asociacionit, sipas deputetit Pal Lekaj, është se nuk pranojnë atë njëetnik apo me kompetenca ekzekutive. Ndërsa, profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, ka konsideruar se Qeveria po ik nga përgjegjësia, duke shtuar se ShBA-ja e ka marrë seriozisht çështjen e Asociacionit

Për Asociacion, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffery Hovenier, do të diskutojë të martën e 31 janarit, me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile në Kosovë.

Ndërsa, ende nuk është bërë e ditur se kush nga politikanët do të marrë pjesë në këtë diskutim.

Ndërkaq, njohës të zhvillimeve politike po kritikojnë Qeverinë për ikje nga përgjegjësia për këtë çështje.

Partitë opozitare në intervistë për KP, kanë theksuar se nuk duhet pranuar formimi i një asociacioni njëetnik, i cili e bën jofunksional shtetin e Kosovës.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se ftesa të tilla nga Ambasada amerikane janë të mirëseardhura dhe duhet përshëndetur, por ai ka shtuar se qëndrimi i AAK-së është se nuk pranojnë Asociacion njëetnik apo me kompetenca ekzekutive.

“Asociacionit është një temë e ndjeshme, ka ndjeshmërinë e vet dhe ne nuk guxojmë që as Qeveria, as subjektet politike, që të sjellim një asociacion ku e bën jofunksional shtetin e Kosovës, dhe në këtë drejtim ne e kemi bërë qartë se nuk bëjmë kompromis, sa i përket formimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive dhe njëetnik”, ka thënë ai.

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, konsideron se Qeveria po ik nga përgjegjësia që ka, dhe, sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë marrë seriozisht çështjen e Asociacionit.

“Nëse e shikojmë në këndvështrimin e parë, pasi Ambasada e ShBA-ve e ka bërë ftesën për statutin për të diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe ftesa i ka shtuar shoqërisë civile, por edhe partive politike, por edhe partive që janë në pushtet kjo është pozitive. Mirëpo nga ana tjetër, nga niveli i dytë e shikojmë si njëfarë lloj ikje nga përgjegjësia e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në njëfarë mënyrë të gjithë pushteti po themi kushtimit ekzekutiv ia ka dorëzuar Ambasadës amerikane, pikërisht po flas vetëm për këtë çështje (Asociacionin), kjo po tregon për shkak se SHBA-të e kanë marrë këtë çështje seriozisht për të përfunduar këtë pikë të marrëveshjes së Brukselit dhe që mund të shkojmë në marrëveshje finale”, ka deklaruar Arifi.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës është dashur ta përfundojë këtë çështje dhe ta dorëzojë propozimin e saj për Asociacionin.

“Qeveria është dashur të përfundojë këtë çështje, të përfundojë statutin dhe të dorëzojë draftin e statutit te partnerët strategjikë, apo projekt-propozimin, ky është propozimi ynë, pasi Qeveria është tallur me ShBA-të është tallur edhe me vetveten, nuk e ka marrë këtë çështje seriozisht, atëherë ShBA-të e kanë marrë këtë çështje përsipër…. Nga ky takim nuk është që pritet shumë, kjo vetëm si iniciativë me siguri se statuti është i gatshëm diku dhe ai do të prezantohet, do të diskohen pikat të cilat mund të jenë poblematike apo çështjet që kërkojnë dialog më të thelluar, kështu që statuti do t’i dorëzohet mandej Qeverisë si një draft propozim. Pra, Qeveria e Kosovës nuk ka treguar aftësi menaxhimi nëse mund ta konkretizoj kështu”, ka shtuar ai.

Ftesë për këtë takim nuk ka marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjë e cila për KP-në ishte konfirmuar nga Qeveria e Kosovës.

Këtë javë, para gazetarëve, kryeministri Kurti ka deklaruar se diskutime të tilla mund të mbahen me akterë të ndryshëm, mirëpo sipas tij, Kushtetuta e Kosovës nuk e duron asociacionin njëetnik.

“Kjo është tejet e qartë edhe për ata që nuk janë juristë, për çdo qytetar të Republikës së Kosovës dhe jo vetëm për çdo diplomat e politikan ndërkombëtar është e qartë. Unë jam për respektimin e të gjitha të drejtave të pakicave të komuniteteve joshumicë. Të gjithë serbët në Kosovë duhet të jenë dhe do të jenë të mbrojtur, t’i kenë shanset për zhvillim e për mirëqenie, t’i kenë të drejtat e garantuara me ligj dhe me kushtetutë. Mirëpo asociacionet e komunave që janë njësi territoriale, jo vetëm administrative mbi baza etnike, nuk duron kjo kushtetutë”, ka deklaruar Kurti.

Të gjitha partitë politike tashmë i kanë marrë ftesat për takimin e 31 janarit në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë.

Pjesëmarrjen publikisht deri më tani e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika