Qeveria pritet të shpallë konkurs për Master Planin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Nën kryesimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të shtunën u mbajt mbledhja e pestë e Komitetit Ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë mbledhje është njoftuar se nga hulumtimet e bëra janë drejt hapit të parë të fazës së ardhshme, e që është shpallja e konkursit për hartimin e Master Planit për këtë Kompleks

Mbledhja e pestë e Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Qeveria e Kosovës, ka njoftuar se në mbledhjen e pestë të Komitetit Ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, i cili zgjati tre orë, u prezantua dhe u diskutuan rezultatet e hulumtimit shumë-sektorial për konceptin, vizionin dhe bazat e Master Planit për këtë kompleks, përgatitur nga komisioni i ekspertëve të formuar në fillim të këtij viti.

Ky hulumtim thuhet se paraqet hapin e parë drejt fazës së ardhshme, e që është shpallja e konkursit për hartimin e Master Planit për këtë Kompleks.

“Gjatë vitit të kaluar kemi ndërmarrë hapa për t’u siguruar që të konsolidohet gjendja fizike e ndërtesave në Kompleks dhe përmes vlerësimeve profesionale dhe ndërhyrjeve emergjente të realizuara, gjendja e sigurisë së ndërtesave të rrezikuara brenda kompleksit është përmirësuar” u shpreh Kurti.

Ai shtoi se historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari.

“Ky rrëfim duhet të bëhet i ditur për të gjithë, për të rinjtë edhe të rejat, për ata që do vijnë pas nesh dhe për çdo të huaj që e viziton vendin tonë. Duhet të tejkalojmë edhe barrierat kohore, dhe kujtimin për veprën heroike të Familjes Jashari ta shndërrojmë në përjetësi, sepse është një ngjarje unike me efekte të cilat do të shtrihet edhe kur ne nuk do të jemi më”, u shpreh më tej kreu i ekzekutivit.

Ndërkaq, ai ka thënë se Kompleksi Memorial “Adem Jashari” është një nga proceset më delikate të Republikës së Kosovës, dhe “për atë jemi siguruar të punojmë me një ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë, me qasje profesionale e multi-diciplinare, nga historia, monumentaliteti, peizazhi kulturor e natyror, deri te vlerësimi profesional teknik dhe kujtesa kolektive”.

Gjithashtu, të shtunën është bërë e ditur se Kullat e Jasharëve nuk pritet të renovohen para vitit 2023, këtë e ka deklaruar drejtori  i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, i cili ka thënë se nuk ka mundësi që të përshpejtohet ky proces.

Ndërsa, Bekim Jashari është shprehur pesimist për këtë proces, ku ka thënë se ka gjasa që të mos fillojë as më 2023.

As këtë vit e as më 2023 nuk ka shpresë për renovimin e Kullave të Jasharëve

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika