Qeveria proceson pagesat për ngrohje për familjet në asistencë sociale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është procesuar pagesa e subvencionit për ngrohje për familjet në asistencë sociale

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot është bërë procesimi i pagesës së subvencionit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale.

“Qeveria për të gjithë”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, familjet në nevojë do të përfitojnë 120 euro nga shteti, si ndihmë e menjëhershme për subvencionimin e lëndëve djegëse për ngrohje. Kjo është bërë e mundur nga masa 1.2 e lansuar nga Ministria e Financave.

Ministria e Financave ka ndarë 5 milionë euro, e cila mundëson blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.

Kjo masë është e mbështetur nga Komisioni Evropian, në kuadër të Pakos Energjetike Emergjente të BE-së në shumë prej 75 milionë eurosh.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika