Qeveria propozon riverifikim të veteranëve

Pas më shumë se një muaji pritje, veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë pranuar propozimin nga kryeministri Albin Kurti, lidhur me kërkesat e tyre për përfshirje në pagën minimale. Kreu i ekzekutivit ka propozuar që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare

Ilustrim

Albin Kurti si shef qeveria nuk është se ka mardhënie shumë të mira me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Raportet mes tyre sidomos u tensionuan pas propozimit të ligjit për rritjen e pagës minimale e ku veteranët u lanë jashtë.

Protestat e këtyre të fundit u bënë shkas i një takimi mes palëve, ndërsa Zyra e Kryeministrit një muaj më vonë u ka dërguar një propozim OVL-së së UCK-së.

Kreu i ekzekutivit ka propozuar që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.

“Hartimi i ligjit dhe procesi i verifikimit të kryhet në një kohë sa më të shpejtë. Ndërkohë, derisa të përfundojë ky proces, si mbështetje shtesë, kryeministri Kurti propozon përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar. Ne besojmë se me këtë propozim sigurohemi që të kemi një listë përfundimtare dhe të saktë të veteranëve, duke i bërë nder luftës dhe sakrificës së popullit tonë dhe duke mundësuar një trajtim të dinjitetshëm atyre që dhanë kontributin e tyre në çlirimin e vendit”, ka thënë Kryeziu.

Pranimin e kësaj letre nga kryeministri e ka konfirmuar edhe Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ai tha se letrën e kanë pranuar dje, por se ende nuk ka diskutuar me strukturat nëse do ta pranojnë propozimin e ofruar.

Derisa veteranët po shqyrtojnë këto propozime, ka edhe palë të tjera të pakënaqura.

Kryesisht janë sindikata e arsimit por edhe të tjerët që nuk po pajtohen me projektligjin e miratuar në lexim të parë.

Projektligji për pagën minimale aktualisht është duke pësuar ndryshimet nëpër komisione parlamentare por që ende nuk është i gatshëm për t’u votuar në seancë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika