Qeveria publikon të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e 140-të

Qeveria e Kosovës ka listuar të gjitha vendimet që janë marrë në mbledhjen e së mërkurës

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e 140-të.

Gjatë kësaj mbledhjeje, ekzekutivi ka miratuar disa rregullore, udhëzime administrative, e projektligje.

Qeveria ka emëruar Bordin e ri Drejtues të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) me këtë përbërje:

1. Dr. Dren Boshnjaku, si përfaqësues nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës;
2. Dr. Tetore Olloni, si përfaqësuese nga Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
3. Dr. Rrezarta Bajrami, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik;
4. Dr. Besim Demolli, nga Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;
5. Dr. Vjollca Kadolli, nga Shërbimi i Kujdesit Parësor Shëndetësor;
6. Dr. Naim Bardiqi, si përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë;
7. Në Bord është edhe një ekspert i menaxhimit shëndetësor, që zgjidhet përmes konkursit publik.

U miratua Projekt-rregullorja për Zëvendësimin apo Mungesën e Përkohshme nga Puna e Nëpunësit Civil.

Qeveria po ashtu miratoi Udhëzimin Administrativ për Shitjen e të Dhënave Statistikore dhe atë për Mbrojtjen e të Dhënave Statistikore dhe Qasjen në të Dhëna Mikro.

Po ashtu, u mor vendimi për lehtësimin e qasjes së personave të verbër në aktet nënligjore të Qeverisë dhe ministrive të publikuara në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe për aprovimin e ndarjes së mjeteve buxhetore për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë sipas Planit të Zbatimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike, ku për këtë qëllim janë ndarë mjetet në vlerë prej dhjetë milionë euro.

Po ashtu u mor vendimi për plotësimin e listës së artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit dhe për ndarjen e mjeteve financiare për zbatimin e pikës 1.1 të Vendimit të Qeverisë Nr.31/99, në kuadër të Masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

U mor vendimi për shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë Nr.05/36 të datës 19 tetor 2020, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin Nr. 15/19 të datës 14 korrik 2021 dhe Vendimin Nr. 29/116 të datës 28 dhjetor 2022 (MFPT) Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.05/36 i datës 19.10.2020, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin Nr. 15/19 të datës 14.07.2021 dhe Vendimin Nr. 29/116 të datës 28.12.2022.

Qeveria ka aprovuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes plotësuese të Grantit në vlerë 13.2 milionë euro ndërmjet Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, KfW Frankfurt am Main dhe Kompanisë së Ujësjellësit “Prishtina” për Projektin “ Programi i Ujërave të Zeza të Kosovës II”.

Po ashtu u mor vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes për Financim ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin për “Forcimin e Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve”.

“Kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndarjen e mjeteve buxhetore për financimin e Projektit “Sistemi i monitorimit elektronik”, për vitin 2023. 600 mijë euro janë ndarë për këtë qëllim. Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 15 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës me qëllim të Promovimit të Republikës së Kosovës, dhe bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Forumit Ekonomik të Vjenës dhe Qeverisë së Kosovës/Zyrës së Kryeministrit të Kosovës të datës 12 janar 2023. Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Zbatimin e Ndërsjellë të Aktgjykimeve në Çështjet Penale”, thuhet në njoftim.

“Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Ekstradimin. Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale. Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me Kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës me Nr. 689 të datës 20 prill 2023 jep mendim lidhur me Nismën Legjislative “Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës”. Është informuar për zbatimin e Planit të Veprimit për zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II) gjatë periudhës tetor – dhjetor 2022 (ZKM)”, thuhet tutje.

Ndër të tjera, është marrë vendimi për ndarjen e mjetet financiare në vlerë prej 157 mijë eurosh për bashkëfinancim të projektit për përmirësimin e sistemit të qeverisjes digjitale, për ndarjen e mjeteve për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike, për masat e mbështetjes së punësimit të grave, likuiditetin familjar, për plotësim ndryshimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe me masën për mbështetjen e punësimit të punëkërkuesve nga komunitetet joshumicë në Kosovë dhe vendimin për zbatimin e masës së re në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, mbështetja e punësimit të punëkërkuesve nga radhët e komuniteteve joshumicë, janë ndarë fillimisht tre milionë euro.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika