Qeveria siriane kërkon ndihmë nga BE

Qeveria siriane ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian pas tërmetit që përfshiu vendin të hënën

Njerëz të ulur mbi rrënojat e ndërtesave të shembura, në Aleppo, Siri ( Shkurt, 2023. Foto: AP)

Siria ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian sipas një skeme që është krijuar për të mbështetur vendet e goditura nga fatkeqësitë natyrore, e quajtur Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së.

Kështu kanë njoftuar gjatë mesditës së 8 shkurtit mediat ndërkombëtare.

Gjithashtu, Qeveria e Sirisë, ka rritur thirrjet e saj për heqjen e sanksioneve ekonomike të ShBA-së dhe BE-së pas tërmetit të së hënës.

Një gjë të tillë, Turqia e kishte bërë më herët, që ka kërkuar ekipe të kërkim-shpëtimit, ndërsa së fundi po kërkon edhe batanije, tenda dhe ngrohës.

Ndërkaq, të martën e 7 shkurtit, një ditë pas tërmetit që goditi Turqinë e Sirinë, Bashkimi Evropian ka thënë se po kërkon që të ofrojë ndihmë në Siri përmes rrjeteve humanitare.

Aktualisht, shifrat e përditësuara bëjnë të ditur se numri i personave të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka kaluar shifrën mbi 11 mijë. Që prej tyre, afro 2 mijë e 662 njerëz janë raportuar të vdekur në Siri.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika