Qeveria: S’ka të dhëna nga minierat në Leposaviq, për 2025 kemi draft të planit të biznesit

Qeveria e Republikës së Kosovës e pranon se të dhënat për minierat me Flotacion Kopaonik Leposaviq mungojnë. Por, që sipas saj në muajin shtator, Bordi Menaxhues ka pasur takim me menaxhmentin e Trepçës, ku zyrtarët e kësaj njësie kanë paraqitur draftin e Planit të Biznesit për vitin 2025. Ish-drejtor të Trepçës tash pjesë e politikës thonë se as më herët e as tash, ndërmarrja Trepça në këtë rast edhe Qeveria nuk kanë asnjë lloj kontrolli mbi këto miniera, përpos ligjeve dhe lejeve që shkruhen në letër

Mbi 10 ditë pas interesimit për të kuptuar se kush i menaxhon minierat në Leposaviq bashkë meFlotacioni në Kopaonik, pronarja që ka 80 të aksioneve në Trepçë, ka dhënë një qëndrim të saj.

Duke u thirrur në Ligjin për Trepçën, Qeveria pretendon se viteve të fundit është rritur shkalla e menaxhimit.

“Nuk ka të dhëna sepse deri vonë kjo njësi nuk ka raportuar në menaxhmentin e Trepça SH.A për eksploatimin e xehes dhe prodhimin e koncentratit. Më herët të dhënat janë paraqitur vetëm në KPMM e ATK. Tanimë pas një sërë hapash ato po konsolidohen edhe brenda ndërmarrjes. Në muajin shtator, Bordi Menaxhues ka pasur takim me menaxhmentin e Trepçës, ku zyrtarët e kësaj njësie kanë paraqitur draftin e Planit të Biznesit për vitin 2025”-Qeveria e Kosovës.

Kjo përgjigje vjen pas ballafaqimit me faktin se Flotacioni në Leposaviq nuk figuron në planet e punës së ndërmarrjes Trepçë, për tri vite me radhë, të paktën që nga 2022-a.

“Informatat nga kjo njësi për eksploatimin e xehrorit, prodhimin e koncentratit dhe financat kanë munguar deri në vitin e fundit. Ndërsa këtë vit, zyrtarët e kësaj njësie në takim me Kryeshefin dhe ZKF kanë paraqitur draftin e Planit të Biznesit për vitin 2025….”– Qeveria e Kosovës.

Qeveria thotë se aktiviteti minerar kryhet me licenca nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, dhe se eksporti dhe koncentrati i plumbit dhe zinkut, bëhet me miratimin e Bordit Mbikëqyrës dhe lejen në Departamentin e Minierave, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.

Realitetin juridik të cilin e prezanton Qeveria dhe i cili ekziston nga 2016 me Ligjin për Trepçën e pranojnë dhe e njohin ish-drejtor të Trepçës. Por sipas tyre situata në terren dhe faktike është krejt jashtë dorës së kontrollit nga shteti.

“Në pjesën e menaxhimit dhe Bordit Menaxhues për tërësinë e Trepçës nuk ka ingirenca të mjaftueshme praktike, sepse juridike ka, dhe Trepça veri asnjëherë nuk e ka përfillu si me thënë menaxhmetin qendror të Bordit të cilin Qeveria e ka emëruar, në këtë realicion të gjitha kuadrat udhëheqëse, menaxhuese në Trepçën veri, nuk janë sipas legjislacionit në Kosovë”, ka thënë Ferat Shala – Ish-drejtor i Trepçës.

Shala shton se sipas informacioneve të tij, atje punojnë rreth 1300 punëtorë dhe se shpesh operohet edhe me kompani private.

Kur flitet për kontrollin nuk nënkuptohet infrastruktura ligjore dhe çështja e lejeve, por autoriteti për të emëruar ose shkarkuar anëtarë dhe udhëheqës e po ashtu për të pasur dorë e kontroll mbi financa.

Për çështjen e fitimit ose dividentës pra për dilemën se ku shkon fitimi i shitjes së xeheve nga minierat në Leposaviq, televizioni ka dërguar prapë pyetje në adresë të Qeverisë.

Vet Qeveria në këtë rast Ministria e Ekonomisë, tek rubrika për ndërmarrjet publike, në faqen zyrtare, në raportin e punës për vitin 2024 thotë se aty përjashtohet Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Kopaonik – Leposaviq për shkak të mungesës së të dhënave.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika