Qeveria thotë se lajmi për përfundimin e mandatit të Escobarit nuk doli prej tyre

"Nuk kemi ndonjë kontakt me gazetarin në fjalë, me të cilin nuk ndajmë qëndrim sa i përket pretendimeve të tij në lidhje me emisarin Escobar".

Kryeministri Albin Kurti dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar

Qeveria e Kosovës ka mohuar çfarëdo sugjerimi se lajmi për përfundimin e mandatit të dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gaberiel Escobar, të ketë dalë nga ta.

Gjatë së mërkurës, Escobar ka komentuar shkrimet për “shkarkimin e tij”, duke thënë se janë dezinformata të prodhuara nga “një i ashtuquajtur” gazetar. Dhe kështu, sipas Escobarit, raportimet e tij dolën, pasi informoi Qeverinë e Kosovës për kalimin e tij në një detyrë tjetër.

“… Raportimi erdhi pasi unë fola me të gjitha qeveritë në rajon për të folur për tranzicionin dhe ky raportim ka ardhur pak pasi fola me Qeverinë në Kosovë. Pra, është një dezinformatë”, ka thënë Escobar.

Për këtë ka reaguar edhe Qeveria, e cila mohon çfarëdo sugjerimi se ka rrjedhur nga ta informata për largimin e Escobarit nga posti i tij si emisar për Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu mohon se ndajnë qëndrime të njëjta me gazetarin që akuzoi emisarin amerikan për “lidhje financiare me Serbinë”.

“Nuk kemi ndonjë kontakt me gazetarin në fjalë, me të cilin nuk ndajmë qëndrim sa i përket pretendimeve të tij në lidhje me emisarin Escobar”, thuhet në një përgjigje të Qeverisë së Kosovës për Zërin e Amerikës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika