Qeveria vazhdon të heshtë për pagat, minatorët në protestë të enjten

Minatorët e Trepçës do të protestojnë të enjten para objektit të Qeverisë për mosekzekutimin e pagave tash e tre muaj. Sikurse herët e kaluara, ekzekutivi ka vendosur të heshtë ndaj interesimit të televizionit lidhur me këtë çështje, ashtu siç kanë detaje nuk kanë dhënë as nga Ministria e Ekonomisë dhe ushtruesi i detyrës së ekzekutivit të ndërmarrjes “Trepça”, Faton Ahmeti

Pas mosrealizimit të premtimit se pagat do t’iu ekzekutohen të hënën, minatorët e Stan-Tërgut kanë vendosur t’i japin fund pritjes për ta shënuar me veprime sindikaliste.

Mesditën e së enjtes, të njëjtit do protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

E kërkesa e tyre, mbetet po e njëjta.

Lajmin për protestën e ka konfirmuar edhe Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Por, që kur Trepça është në gjendje të rëndë e edhe më të rëndë e kanë situatën minatorët që janë pa paga për afër 3 muaj, Qeveria e Kosovës, si aksionare e kësaj ndërmarrjeje, nuk është përgjigjur as këtë të martë në asnjë prej pyetjeve të televizionit.

E nga Ministria e Ekonomisë, i kanë thënë televizionit se janë udhëzuar verbalisht se çdo pyetje dërguar këtij dikasteri me çështjen e pagave, të bazohen tek njoftimi i lëshuar nga Zyra e Kryeministrit javë më parë, gjersa kanë deklaruar se nuk kanë ende përgjigje konkrete për pyetjet.

Heshtjen nuk e ka thyer as ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Trepçës, Faton Ahmeti ani pse i njëjti, ka pranuar pyetjet e televizionit, sot dhe që nga ardhja në detyrë.

Në Trepçë punën po e vazhdojnë vetëm disa minatorë në pjesë që janë jetike për funksionimin e minierës në mënyrë që e njëjta të mos përmbytet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika