Qeveria vendos masa të reja mbrojtëse për produktet e naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim të ri, sipas të cilit marzha tregtare maksimale e lejuar me shumicë është dy centë për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka vendosur masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës. Duke u bazuar në vendimin e marrë, marzha tregtare maksimale e lejuar me shumicë është dy centë për litër. Ndërsa, çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër naftë.

Në këtë vendim thuhet se Ministria e Industrisë ka monitoruar tregun e produkteve të naftës dhe çmimet e furnizimit nga importi. Në bazë të raportit të Inspektoratit të Tregut, është evidentuar mospërputhje e çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore.

Vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të hyjë në fuqi për 30 ditë, raporton REL.

Në muajin qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e çmimit tavan vetëm për derivate të naftës, i cili ishte përcaktuar çdo 24 orë.

Sipas ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, për miratimin e udhëzimit për çmimin e lejuar maksimal të naftës ka mospërputhje mes çmimeve në tregun e Kosovës dhe lëvizjes së çmimeve në tregun botëror. Ajo ka bërë të ditur se në lidhje me këtë çështje kanë diskutuar dhe janë informuar nga dogana dhe nga ATK-ja.

“Udhëzimi administrativ bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg. Në bazë të të dhënave që posedon MINT-i, të konfirmuara me evidencë nga bizneset, nga Dogana dhe ATK-ja, ka mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet në tregun botëror”, ka thënë ajo.

Hajdari ka shtuar se mospërshtatja e çmimeve është një ndër shkaqet që Qeveria mund të përcaktojë çmimin maksimal të lejuar, apo të kufizimit të marzhës tregtare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika