Qeveria vs Institucionet e Drejtësisë, një tjetër vit përplasjesh

Kritika të ashpra nga ana e pushtetit pati edhe gjatë vitit 2024 për punën e institucioneve të drejtësisë. Ishin një numër rastesh që prodhuan kritikat, përfshirë rastin në Banjskë, intervistimin e disa ministrave të qeverisë Kurti nga Prokuroria, ndaj të cilave u kundërpërgjigjën Këshilli Prokurorial, por të njëjtat, me shqetësim u panë nga Komisioni Evropian. Kjo pasi që derisa palët kritikojnë njëra tjetrën, reforma në drejtësi nuk ndodhi

Sulmi terrorits në Banjskë, rasti i pazgjidhur i Astrit Deharit, një sërë vendimesh kontradiktore të gjykatave që lidheshin me të dyshuar për vepra penale në veri, shërbyen si bazë që edhe gjatë vitit 2024, pushteti t’i vazhdojë kritikat për institucionet e drejtësisë.

Nuk u kursye as Gjykata Kushtetuese, e cila u vu në thumb të kritikave të qeveritarëve për ato që i panë si vonesa në sh qyrtimin e ligjeve që opozita i qoi për vlerësim, e që nuk ishin të pakta.

Fillimisht për mos ngritjen e aktakuzës për rastin Banjska, kryeministri Kurti akuzonte prokurorinë Speciale për vonesa, duke ndërlidhur me intervistimin e ministrave të kabinetit qeveritar.

“Në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Millan Radojiçiqit dhe terroristëve të tjerë të grupit paramilitar nga ana e sistemit tonë të drejtësisë. Në Serbi Radojiçiqi është i lirë, prokurorisë tonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj por nuk iu deshën më shumë se 10 orë për ta marr në pyetje ministren tonë të Drejtësisë zonjën Albulena Haxhiu për një postim në Facebook”, ka deklaruar Kurti.

Aktakuza për rastin Banjska, me një gjykim që ka nisur e për të akuzuarit në mungesë nuk ka qartësi se si do të veprohet tutje, ndërkohë në rastin Dehari, e vetmja lëvizje e bërë ishte ndërrimi i prokurorit, pasi që Afrim Shefkiu mbërriti moshën e pensionimit.

Ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese, Kurti e quajti më shumë institucion që bënë bilanc në politik sesa në drejtësi.

Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mes tjerash kritikoi gjyqtarët që morën vendimin për lirimin ish-policit të akuzuar për terrorizëm, Dejan Pantiq, me masën e dorëzanisë, derisa kërkonte edhe trajtimin e rasteve nga KGJK, nën dyshimet për keqpërdorim.

Sulmeve të vazhdueshme të krerëve institucional, Këshilli prokurorial i Kosovës, iu kundërpërgjigj disa herë duke i vlerësuar si linquese, e ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Raportet mes tyre, nuk u rregulluan as në fund të vitit, meqë një ftesë dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, për çështjen e rezervave shtetërore, kthehu gjuhën e ashpër ndaj institucioneve të drejtësisë.

“Po tenton që të minojë punën e Qeverisë dhe për ta dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje…”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.

Përderisa lufta verbale vazhdoi, në terren gjërat nuk është se kanë ndryshuar shumë.

Përveç që u kritikua çasja e qeverisë në raport me instituonet e drejtësisë, Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian, përmend se vazhdon të mungojë vullneti për të forcuar sistemin e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika