Qeveria zgjedh heshtjen përballë mundësisë së shtrenjtimit të rrymës

Për kërkesat për shtrenjtim të energjisë elektrike, të cilat mund ta marrin aminin e ZRRE-së, qeveritarët nuk e kanë parë të arsyeshme të deklarohen. Në një përgjigje të Ministrisë së Ekonomisë për Dukagjinin, përmendet vetëm mënyra se si funksion ZRRE-ja, por nuk jepet qëndrim për rreth mundësisë që të rëndohet barra e qytetarëve me faturat e rrymës

Shqetësimit që tek qytetarët ka shkaktuar lajmi se mund të shtrenjtohet energjia elektrike, nuk i është përgjigjur Qeveria.

Zyrtarët qeveritarë nuk e kanë parë të arsyeshme të flasin për kërkesat që qëndrojnë në sirtarin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Televizioni Dukagjini gjatë ditës ka kërkuar një koment të Kryeministrit lidhur me kërkesat e KOSTT-it, KEDS-it dhe KESCO-s, por pa sukses.

Ministria të cilën e udhëheqë Artane Rizvanolli, ajo e Ekonomisë ka zgjedhur të na tregoj se si funksionon ZRRE-ja, në vend se të japë një qëndrim për mundësinë e shtrenjtimit të rrymës.

“Rregullatori i Energjisë (ZRRE) është institucion i pavarur i cili ushtron kompetencat për rregullim të sektorit të energjisë dhe bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të energjisë elektrike. Lidhur me çështjen për të cilën keni shtruar pyetje, ju lutem drejtojuni komunikatës së fundit të lëshuar nga ZRRE”, thuhet nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

Qeveritarët citojnë saktë ligjin kur thonë se ZRRE-ja, të paktën me “letra”, është institucion i pavarur, por në përgjigjen e tyre harrojnë të cekin se anëtarët  e Bordit dhe Kryesuesi zgjidhen nga Kuvendi i Kosovës.

Pikërisht, shefi aktual i Bordit, Ymer Fejzullahu, më 2 gusht 2021, në Kuvendin ku shumicë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, është votuar për këtë pozitë.

E, kur është fjala për komunikatën e lëshuar nga ZRRE, ajo pretendon se po spekulohet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

“…Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sqaron edhe një herë opinionin publik se KOSTT, KEDS dhe KESCO kanë paraqitur kërkesat për përshtatjen e të hyrave të lejuara për vitin 2025, të cilat janë dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energjisë (ZRRE), në përputhje me kërkesat ligjore. Aplikimet janë publikuar në faqen elektronike të ZRRE-së, ashtu siç janë pranuar, dhe mund të konsultohen nga publiku…”.

Në komunikatën me pesë paragrafe, me asnjë argumentim, askund nuk vihen në dyshim raportimet e mediave se është kërkuar shtrenjtimi i rrymës, por shpjegohen procedurat, të cilat sigurisht janë të zakonshme dhe kanë ndodhur para çdo vendimi për shtrenjtim të rrymës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika