Qilimi më domëthënës i dizajnuar nga dora e njeriut

Qilimi "Plastic rivers", është krijuar me mjeshtëri dhe material të ricikluar. Domëthënia e këtij qilimi është përshkrimi i bukurisë paradoksale bashkë me vetëdijësimin e njerëzve për mbajtje të pastërtisë

Ndër problemet më të mëdha në botë është ndotja e ajrit dhe lumenjve. Ky qilim i quajtur “Plastic rivers”, i brendit Gan, me anë të dizajnit synon të bartë mesazhin e mbajtjes së pastërtisë. Një dizajn unik dhe mbresëlënës i realizuar nga vetë dora e njeriut.

Disa nga emrat e modeleve të këtij qilimi janë: Gang, Yangtze, Niger, Indus.

Ilustrim

Çdo qilim reflekton brenda vetës tri nuanca; kafe, të kaltër dhe të gjelbër. Këto ngjyra e bëjnë atë të jetë unik.

Dizajni i qilimit përmban lumenjtë të pastër, të cilët në realitet kanë mbetje të materialeve dhe janë të ndotur.

Ilustrim

Secila ngjyrë ka simbolikën e saj, fijet plastike lejojnë lojën me dimensionet e qilimit, ndërkaq materiali është nga leshi, i qëndrueshëm dhe i butë.

Ilustrim

Dizajneri i qilimit tregon në faqen zyrtare se ka realizuar këtë dizajn me qëllim që t’i tregohet botës që as të vërtetat e pakëndëshme nuk fshihen.

Qilimat janë të realizuar me forma dhe madhësi të ndryshme, janë të riciklueshëm plotësisht. Madje, realizimi i këtij qilimi, është shoqëruar edhe me çmime të shumta.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika