Qindra fluturime pritet të anulohen për shkak të grevave në Gjermani

Fotografi ilustruese

Rreth 700 fluturime do të anulohen, duke prekur pothuajse 100.000 pasagjerë, për shkak të grevave të planifikuara për të enjten dhe të premten nga sindikata e punëtorëve, Verdi në Gjermani.

Kështu ka bërë të ditur Shoqata e aeroporteve, e cila ka shtuar se grevat do të zhvillohen në tri aeroporte gjermane.

“Pothuajse 100.000 pasagjerët do të vuajnë si rezultat i taktikave të grevave të Verdit”, ka thënë drejtori i kësaj shoqate, Ralph Beisel, raporton REL.

Të premten pritet të ketë greva edhe të punëtorëve të hekurudhave në Gjermani, që pritet të shkaktojnë telashe të mëdha për personat që përdorin këtë mjet transporti.

Shoqata e aeroporteve ka akuzuar sindikatat e punëtorëve se po keqpërdorin të drejtën e grevave. Sipas kësaj shoqate, në tre muajt e parë të këtij viti, mbi 900.000 pasagjerë janë detyruar që të ndryshojnë fluturimet apo janë përballur me anulim fluturimesh për shkak të grevave.

Sindikata Verdi është duke zhvilluar negociata me Shoqatën e Aviacionit dhe të Kompanive të Sigurimit lidhur me bonuset e punëtorëve dhe po ashtu po kërkon që të arrihet një kontratë e re kolektive, që do të përfshinte pagesën për punën jashtë orarit për stafin e sektorit të sigurisë dhe të shërbimeve në aeroportet komerciale.

Deri më tani, sindikalistët kanë refuzuar ofertat e Shoqatës së Aviacionit, teksa negociatat pritet të vazhdojnë më 27 dhe 28 prill.

Sa i përket grevës së punëtorëve të hekurudhave, operatori kombëtar i hekurudhave ka paralajmëruar qytetarët se do të ketë “kufizime të mëdha” në transport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika