Qindra njerëz përballen me “kushte katastrofike” brenda spitalit Al-Shifa, ndërsa operacioni izraelit po fillon

Foto nga arkivi

Qindra staf dhe pacientë janë ende brenda Al-Shifa-s, sipas raporteve më të fundit nga brenda spitalit, së bashku me disa mijëra që kanë kërkuar strehim nga ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit.

Mjekët kanë raportuar të hënën se foshnjat e lindura para kohe në spitalin më të madh të Gazës po mbështilleshin me fletë metalike dhe vendoseshin pranë ujit të nxehtë në një përpjekje për t’i mbajtur gjallë.

Ndërkohë, një gazetar i rrjetit Al Arabiya, i cili ishte brenda spitalit, i ka thënë CNN se njerëzit ishin shumë të frikësuar për të ikur për shkak të luftimeve të ashpra.

Vëmendja globale është kthyer nga spitali në mes të raporteve që sugjerojnë se disa pacientë, përfshirë fëmijë, kanë vdekur në ato që drejtori i spitalit i ka quajtur kushte “katastrofike”.

Dr. Munir Al-Bursh, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi në Gaza, ka thënë të hënën se stafi mjekësor kishte refuzuar një urdhër evakuimi të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, sepse ata kishin frikë se rreth 700 pacientë do të vdisnin nëse do të liheshin pas, raporton CNN, përcjell Dukagjini.

“Problemi nuk janë mjekët, janë pacientët. Dhe nëse mbeten pas, do të vdesin, e nëse transferohen, do të vdesin rrugës. Ky është problemi: ne po flasim për 700 pacientë”, ka thënë Al-Bursh për CNN të hënën.

Një mjek i pranishëm në spitalin Al-Shifa ka thënë për CNN se atyre iu dha një paralajmërim 30-minutësh përpara se operacioni izraelit në kompleks të fillonte herët të mërkurën.

Në mes të kushteve të përkeqësuara, zëdhënësi ushtarak Peter Lerner i ka thënë CNN se forcat izraelite po përpiqeshin të “zbusnin” praninë e civilëve në spitalin Al-Shifa, duke përmendur praninë e mjekëve dhe të folësve arabë në mesin e atyre që kryen bastisjen.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika