Qipro ndalon simbolet e Kosovës në Kampionatin Evropian të Karatesë

Përmes një komunikate zyrtare, Federata e Karatesë së Kosovës (FKK), ka bërë të ditur se karateistëve kosovarë nuk iu lejohet gara me simbole shtetërore nga institucionet e Qipros.

Federata e Karatesë së Kosovës ka dy ditë që ndodhet në Larnaka të Qipros, ku po zhvillohet Kampionati Evropian për kadet, junior dhe për grupmoshat U21.

Mirëpo, në këtë kampionat nuk po lejohen simbolet shtetërore të Kosovës.

Përmes një komunikate zyrtare, Federata e Karatesë së Kosovës (FKK), ka bërë të ditur se karateistëve kosovarë nuk iu lejohet gara me simbole shtetërore nga institucionet e Qipros.

“Sot pas shumë përpjekjesh NUK u lejuam të marrim pjesë si të barabartë me 48 shtetet evropiane pjesëmarrëse në këtë kampionat zyrtar të EKF(Federata Evropiane e Karatesë) meqenëse na u mohua e drejta për përfaqësim me simbolet shtetërore nga institucionet shtetërore të Qipros”, shkruhet në komunikatën e FKK-së.

Tutje, në komunikatën e FKK-së, thuhet që “dëshpërimi nga nënçmimi ndjehet fuqishëm tek të gjithë anëtarët e ekipit kombëtar dhe më gjerë. Përgjatë kësaj periudhe kontakti i vazhdueshëm mes MKRS dhe FKK ka qenë intensiv dhe me qëndrim të përbashkët që të respektohet pjesëmarrja e barabartë në evente sportive”.

Në vitet e fundit, përkundër rregullave të sportit ku kërkohet që të mos përfshihet politika, Kosova shpesh herë është detyruar të garojë në evente të ndryshme sportive pa pasur të drejtën që të shfaq simbolet e shtetit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika