Qiramarrësit i drejtohen me letër ankuese kryetarit të Prishtinës për ngritjen e çmimeve

Pas protestës së mbajtur të mërkurën, qiramarrësit kanë shkruar një letër drejtuar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Perparim Rama. Në letër (ankesë) ata kanë kundërshtuar ngritjen e çmimit të qirasë që Komuna po e paralajmëron dhe janë shprehur se është koha më e papërshtatshme për një gjë të tillë

Pamje nga protesta e qiramarrësve e organizuar më 01.02.2023 (Foto: KP)

Afaristët qiramarrës kanë bërë një ankesë në drejtim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, lidhur me çështjen e ngritjes së çmimit të qirasë.

Ata i kanë shkruar një letër kryetarit Rama, në të cilën janë shprehur të indinjuar që Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) në bashkëpunim me kryetarin Rama, kanë gjetur këtë kohë për të ngritur çmimin e qirasë për metër katror.

Pasi sipas tyre është koha më e pafavorshme për një gjë të tillë.

“Si i gjithë vendi edhe ne po kalojmë kohën më të keqe që nga paslufta për shkak të pasojave mbi dyvjeçare të pandemisë COVID-19. Përderisa kësaj i shtojmë edhe ikjen masive të popullatës në vendet perëndimore ne si afaristë që kemi për target kryesisht moshën rinore dhe të mesme i vuajmë pasojat e këtyre dy trendeve të fundit dhe përballemi me rënie drastike të punës e që për pasojë mezi arrijmë t’ia dalim nga muaji në muaj. Ju, Rama, si kryetar i Prishtinës bashkë me NPB-në keni gjetur kohën më të papërshtatshme për të hapur çështjen e ngritjes së qirasë në një formë të prerë siç na u komunikua edhe nga takimi me zyrtarët e NPB-së”, thuhet në letrën e afaristëve drejtuar kryetarit.

Tutje, ata kanë theksuar se e kundërshtojnë ngritjen e çmimit të qirasë.

“Ju vëmë në dijeni se në rast se edhe ju jeni mbrapa këtij vendimi, ne si qiramarrrës ju kundërshtojmë fort dhe pabindshëm në realizimin e kësaj ngritjeje të qirasë në këtë mënyrë”, thuhet tutje në ankesën drejtuar Ramës.

Ndër të tjera, sipas afaristëve qiramarrës Komuna e Prishtinës është dashur të kontaktojë dhe t’i njoftojë këta të fundit paraprakisht për një ngritje të tillë.

“Duke llogaritur që ne si qiramarrës disavjeçar do të duhej të krijonim një marrëdhënie bashkëpunimi si institucione e qytetar fillimisht e pastaj ne si klientë NPB bashkë me Komunën e Prishtinës në mënyrë arbitrare sjellin vetëm njoftimin për rritje të qirasë gjë që nuk ndodh as në një marrëdhënie të biznesit privat me klient. Nuk keni dhënë fare hapësirë negociuese në këtë rast dhe nuk keni qenë të gatshëm as ju e as NPB që të na konsultojë paraprakisht që të arrijmë një modus të kësaj çështje të ngritur”, shkruhet në letrën e afaristëve qiramarrës, shkruan KP.

Ndryshe, afaristët kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do të mbajnë prapë protestë. E një protestë të tillë e kishin realizuar të mërkurën e një shkurtit para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës.

Kjo protestë ishte organizuar nga Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve në Prishtinë, gjë të cilën e kishte paralajmëruar NPB përmes një njoftimi për media.

“Për shkak të situatës së krijuar me rastin e rritjes së çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë, nga Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve, po ashtu edhe qytetarë të tjerë, do të protestojnë në shenjë revolte për këtë padrejtësi, në këtë kohë kur po përballemi me krizë ekonomike”, shpreheshin ata në njoftimin e tyre.

Qytetarët e Prishtinës kërkojnë zbritje të çmimit të qirasë

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika