QKUK: Deri tani janë konsultuar rreth 300 çifte për IVF

Procedura e Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, e njohur si IVF është funksionalizuar tashmë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Shërbim ky i cili deri tani nuk ka qenë në dispozicion për pacientet.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton të gjithë qytetarët se projekti i Frytnimit të Asistuar Mjekësor (IVF), po realizohet sipas Planit të Veprimit, e që është i ndarë në disa faza.

Sipas QKUK-së, ka interesim të madh sa i përket këtij procesi dhe se deri tani janë konsultuar rreth 300 çifte.

Ndërsa në muajin shkurt të këtij viti pritet të fillojë stimulimi i vezorëve tek rastet e para.

“Për shkak të interesimit të madh, fillimisht bëhet përzgjedhja dhe klasifikimeve i rasteve, ku deri më tani konsultimet i kanë kryer reth 300 qifte. Gjatë muajit shkurt, sipas planit të veprimit, pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet para, dhe në fazën tjetër fillojnë aplikimet e para të IVF”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika