QKUK hap konkurs për 100 vende të lira pune për profesionistët shëndetësorë

“Në kuadër të objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së kapaciteteve të resurseve humane, QKUK ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë

QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës për profesionistë shëndetësorë.

Kjo thuhet se është bërë në kuadër të objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së kapaciteteve të resurseve humane.

“Përmes konkursit të shpallur, mundësi punësimi do të kenë 70 infermierë me diplomë bachellor, 15 infermierë me shkollë të mesme, 10 teknikë të rëntgenit me diplomë bachelor, si dhe pesë laborant mjekësor me bachelor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Konkursi mbetet i hapur nga 29.03.2023 deri më 5.04.2023.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika