QKUK jep detaje për policin e plagosur në veri

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se polici i plagosur në veri, është jashtë rrezikut për jetë

QKUK





Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka bërë të ditur se pjesëtari i Policisë së Kosovës, i cili u plagos në veri është jashtë rrezikut për jetë.

Polici, i cili ishte plagosur në kraharor, sipas QKUK-së, është pranuar për trajnim të mëtejmë në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot rreth orës 8:30, një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i lënduar mbrëmë, është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marrë trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës. Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse, kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë. Pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale”, thuhet në njoftimin e tyre.

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, për Portalin Dukagjini ka thënë se ai është plagosur në pjesën e shpatullës dhe se nuk kanë arritur ta nxjerrin plumbin nga aty, kjo është arsyeja se pse ai, sipas saj, është dërguar në QKUK.

Policia e Kosovës, mbrëmë në veri, është sulmuar nga një grup kriminal i armatosur me armë të gjata, me ç’rast një polic ka mbetur i plagosur.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika