Qorrolli i reagon Hotit: LDK i ka manipuluar votat me postë nga diaspora, puç politik i Abdixhikut

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka bërë një akuzë ndaj Lëvizjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ka kërkuar anulimin e votave me postë pas ankesës së parashtruar nga VV-ja.

Hoti kërkon ndryshim në LDK pas rezultateve zgjedhore: LDK-ja ka nevojë për lidership të ri

Në një postim në “Facebook”, Qorolli theksoi se ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka pranuar manipulimin dhe e quajti këtë veprim një inxhinierim politik nga Lumir Abdixhiku.

Qorrolli kërkoi që votat e manipuluara të anulohen sa më shpejt dhe e cilësoi këtë situatë si një “puç politik”.

“RANË MASKAT E LDK! Ish-kryeministri Hoti e pranoi sot hapur dhe pa asnjë shybe: LDK i ka manipuluar votat me postë nga diaspora! Një inxhinjering politik i paskrupullt nga Abdixhiku për të ngritur disa kandidatë dhe për të fundosur të tjerët. Vullneti i qytetarëve u ble dhe u shit si plaçkë pazari!

Tani PZAP-i ka plus një provë, të thënë troç nga një ish-KM: votat e manipuluara të LDK-së DUHEN ANULUAR një orë e më parë!

Ky është një PUÇ politik i Abdixhikut dhe i sojnikëve të mbështetur prej tij!”, ka shkruar Qorolli në Facebook.

Shija e redaktorit

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Të fundit nga rubrika