QSL do të dhurojë të ardhurat e gjysmëfinales së Kupës së Katarit për viktimat e tërmetit

Të ardhurat nga shitjet e biletave të gjysmëfinaleve të Kupës së Katarit do të dhurohen për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, kështu ka konfirmuar të mërkurën Liga e Yjeve të Katarit (QSL)

Ekipet e urgjencës kërkojnë njerëz në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në Adana, në Turqinë jugore, 7 shkurt 2023. (AP Photo/Hussein Malla)

Liga kryesore e futbollit të Katarit ka thënë se do të dhurojë të gjitha të ardhurat nga një ndeshje e ardhshme gjysmëfinale për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Liga e Yjeve të Katarit (QSL), ka njoftuar se nisma për të ndarë të ardhurat nga shitja e biletave të gjysmëfinaleve të Kupës së Katarit 2023, që do të mbahen në stadiumin Jassim bin Hamad të klubit Al Sadd të enjten më 9 shkurt, është për t’i mbështetur ata që janë prekur nga efektet e tërmetit që ndodhi në Turqi dhe Siri.

“Iniciativa vjen nga gatishmëria e QSL për të luajtur rolin e saj në përputhje me Përgjegjësinë Sociale të Korporatës dhe për të kontribuuar në ofrimin e ndihmës për viktimat dhe të prekurit”, thuhet në njoftimin e tyre.

QSL, gjithashtu, ka shprehur ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave për humbjen e madhe.

Ndërsa, kujtojmë se klubi Al Sadd do të përballet me Al Arabin në orën 14:40 ndërsa, Al Duhail do të luajë kundër Al Wakrah në orën 17:45, të enjten pasi të dyja ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen në stadiumin Jassim bin Hamad.

Të gjitha aktivitetet sportive në Turqi janë pezulluar deri në njoftimin e radhës, pasi vendi mban një periudhë shtatëditore zie kombëtare.

Federata Turke e Futbollit konfirmoi të martën se të gjitha ndeshjet e kësaj jave — midis 7 dhe 12 shkurtit – janë shtyrë.

Ndërkaq, rreth 7 mijë e 108 njerëz u vranë dhe rreth 40 mijë e 910 të tjerë u plagosën, pas dy tërmeteve të forta të hënën që goditën Turqinë jugore, ka bërë të ditur të mërkurën agjencia e vendit për fatkeqësitë, raporton AA.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në qytetin Kahramanmaras, goditën 10 provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika