QUINT-i dhe NATO nuk mbështesin hapjen e Urës së Ibrit, Kurti insiston

Ndërkombëtarët kanë treguar sot publikisht qëndrimin e tyre se aktualisht nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit. Për këtë çështje u mbajt sot një takim mes tyre dhe kryeministrit Albin Kurti. QUINT-i nuk tregoi arsyet e një qëndrimi të tillë, derisa në anën tjetër, Kurti insiston se ura duhet të hapet

Plani i Qeverisë për hapjen e plotë të urës së Ibrit në Mitrovicë, i dërgoi ambasadorët e QUINT-it në objektin e Ekzekutivit, mëngjesit të së martës.

Ata bashkë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, diskutuan rreth një orë me kryeministrin Albin Kurti.

Por kur dolën nga zyra e tij, treguan se ata dhe NATO nuk e mbështesin aktualisht hapjen e urës.

“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara, u takuam me kryeministrin Kurti sot për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës, në këtë kohë”, ka deklaruar Hovenier.

Sikur ambasadori Hovenier, para mediave nuk foli kryeministri Albin Kurti, por ai qëndrimin e tij e dha përmes një komunikate.

Aty u tha se konsultimet dhe koordinimet do të vazhdojnë, por ura duhet të hapet.

“Ura duhet të hapet. Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi. Ura është simbol i lëvizjes së lirë, e që është vlerë dhe liri themelore e Bashkimit Evropian. Ura është simbol i integrimit, e që është punë e përbashkët e Kosovës me partnerët tanë”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Në këtë komunikatë shpalosën detaje rreth planit të Qeverisë për urën.

Ai parasheh që testimet për stabilitetin infrastrukturor të urës, vlerësimin e rrezikut dhe rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, rivitalizimin vizual të urës me qasje në urë për të gjithë.

Po ashtu, pjesë e planit janë edhe diskutimet me qytetarë dhe grupe të interesit, si dhe fushata e informimit gjithëpërfshirës mbi përfitimet dhe qëllimet e hapjes së urës.

Për mënyrën e hapjes së urës një ditë më parë u deklaruar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila kundërshtoi Bashkimin Evropian, i cili vlerëson se vendimi duhet të merret në dialog me Serbinë.

Nëse duhet apo jo kjo çështje të diskutohet sërish në Bruksel, ka qëndrime të ndryshme.

“Ideja për ta hapur urën në mënyrë të njëanshme është më shumë pjesë e propagandës zgjedhore sepse nuk ka t’bëj me realitetin. Përtej ideve të Qeverisë Kurti, kjo është e rrezikshme për sigurinë sepse ajo urë është simbol konflkti, dhune dhe simbol i fuqizimit të serbëve. Fuqia bllokuesve e serbëve në atë urë është shumë e madhe prandaj kushdo që tenton ta fut në agjendë në formë të njëanshme, më shumë u bën agjendë serbëve sesa Kosovës. Prandaj deklarata e Presidentes ishte deklarat pro propagandës”, ka deklaruar profesori universitar, Milazim Krasniqi.

“Kjo çështje është zaruar tanimë në kuadër të dialogut dhe tash çka do duhej bërë është të krijohej një klimë mirëbesimi në mes Qeverisë, serbëve dhe partnerëve ndërkombëtar. Pra, në njëfarë mënyre të zbritet niveli i dialogut brenda Kosovës për një çështje që ka të bëjë me një temë të caktuar”, ka deklaruar profesori, Dritëro Arifi.

Televizioni ka pyetur edhe zëdhënësin e BE-së, Peter Stano lidhur me deklaratën e presidentes, por nga i njëjti, nuk ka pranuar përgjigje.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika