QUINT-i përsërit thirrjen për Qeverinë që të zbatojë me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit

Vendet e QUINT-it, në 7-vjetorin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastrin e Deçanit, kanë përsëritur thirrjen e tyre drejtuar Qeverisë së Kosovës, për të zbatuar vendimin e kësaj gjykate për regjistrimin e tokës së këtij manastiri

Manastiri i Deçanit

Vendet e QUINT-it, në 7-vjetorin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastrin e Deçanit, kanë përsëritur thirrjen e tyre drejtuar Qeverisë së Kosovës, për të zbatuar vendimin e kësaj gjykate për regjistrimin e tokës së këtij manastiri.

“Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kanë përsëritur thirrjen për Qeverinë e Kosovës që të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”, thuhet në deklaratë.

Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Pavarësisht këtij vendimi juridik dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës nuk është zbatuar ende shtatë vjet më vonë.

“Ne jemi të bashkuar në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës. Sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, njofton Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Tutje në njoftim thuhet se vonesa e mëtejme është vetëm pengesë “për këtë përparim”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika