Shtetet e QUINT-it nëpërmjet një deklarate kanë shprehur keqardhjen që Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në veri të Kosovës, më 23 prill.
Në deklaratën e tyre, thuhet se zgjedhjet janë themel i demokracisë, duke theksuar se është thelbësore që ato të mbahen në mënyre paqësorë.
“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara pranojnë se, pas shtyrjes së zgjedhjeve komunale në dhjetor 2022, katër zgjedhje për kryetar bashkie dhe dy zgjedhje për asamble komunale do të zhvillohen më 23 prill 2023, në përputhje me kërkesat ligjore. Na vjen keq që Lista Srpska nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Është thelbësore të sigurohet që ato të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt”, thuhet në deklaratë.
Më tutje, shtetet e QUINT-it iu kanë bërë thirrje gjitha palëve që të shmangin dhunën dhe autoritet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm.
“Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila mund të prishë zgjedhjet”.
Statement from 🇫🇷🇩🇪🇮🇹🇬🇧🇺🇸 “…We regret that Srpska Lista did not make use of the democratic right to participate in these elections. Elections are the cornerstone of democracy. Ensuring that they are held in a peaceful and orderly manner is essential…” ➡️ https://t.co/xaMwYO5dFF
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) March 24, 2023
Ndërkaq, sa i përket vendimit të Listës Serbë për mospjesëmarrje në zgjedhje, ka reaguar edhe kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti.
Për kontroll të Beogradit mbi qytetarët serb të Kosovës, ka shkruar Kurti.
“Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të Kosovës këtë prill. Kjo është një shenjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës. BE-ja duhet të dënojë këtë shkelje të shpejtë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti.