Quni: Duhet të hartohen dokumente strategjike për siguri nacionale

Ish-ministri i mbrojtjes njëherësh deputet i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se është obligim i Qeverisë së Kosovës hartimi i dokumenteve strategjike, të cilat sipas tij do ta bënin vendin më të sigurtë

Në Kuvendin e Kosovës, ku edhe po diskutohet për sigurinë në vend, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se shteti i Kosovës duhet të hartojë dokumente strategjike për sigurinë nacionale që do ta forconte sigurinë në vend.

Tutje, Quni i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të ketë kujdes të veçantë për kapacitetet e sigurisë, dhe të krijojë rezerva shtetërore në rast të krizave të ndryshme.

“Duhet të hartohen dokumente strategjike ajo e sigurisë nacionale dhe mbrojtjes që si dokumente referuese do të shërbejnë për kompletimin e infrastrukturës së sigurisë. Kujdes më i veçantë duhet të bëhet në kapacitetet e sigurisë, personelin profesional, infrastrukturën fizike, pajisjet etj. Në situata kur një rrezik zgjat duhet të kemi qëndrueshmëri, si p.sh. rezervat, derivatet, ushqimi, produktet higjenike”, ka deklaruar Quni.

Deputeti i LDK-së është shprehur se pushteti duhet të punojë në forcimin e aleancave strategjike për vendin, siç janë SHBA-të dhe NATO-ja.

“Përgjegjësia më e madhe bie në Qeveri, në kryeministrin, në fuqizimin e aleancës me SHBA-në, NATO-n, pa dyshim se për çështjen e sigurisë nacionale do ta keni bashkëpunimin e plotë të LDK-së”, ka shtuar ai.

Ilustrim: Kuvendi i Kosovës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika